Rindërtim i Teatrit Kombëtar në Qendrën Historike!

Ditën e djeshme u bë publik prej kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lajmi se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e një objekti të ri në vendi ku ishte Teatri Kombëtar. Ndërkohë që çështja e shkatërrimit kriminal të Teatrit Kombëtar, më 17 maj 2020, gjendet e depozituar në Gjykatën Kushtetuese dhe pritet të shqyrtohet, ky vendim i institucioneve të varura prej pushtetit thellon frymën antikushtetuese.… Lexo më shumë

Adi Krasta në ‘A Show’ – Arbër Zaimi

Arbër Zaimi ishte mbrëmë i ftuar në intervistë me gazetarin Adi Krasta në Syri TV ku foli për qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, si dhe për fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri dhe kandidatët Abazi, Shehu dhe Merxhani të mbështetur nga Lëvizja VETËVENDOSJE!… Lexo më shumë

SHUMË ZHURMË PËR (AS)PAK GJË

Nëse Lëvizja VETËVENDOSJE! në Republikën e Kosovës synon një model të ri të qeverisjes, aktivistët që kandidojnë për t’u zgjedhur deputetë në Kuvendin e Shqipërisë po synojnë që të ndërtojnë një opozitë të vendosur, siç ka qenë deri tani Lëvizja në Kuvendin e Kosovës.Lexo më shumë

Punë dhe baste në Irlandë, baste pa punë në shqiptari

Për Shenja.tv , shkruar nga Arbër Zaimi

Gjuha e pafuqisë që përdoret shpesh nga politikanët shqiptarë, e tipit «bashkimit i ka ikur koha» apo «bashkimin e duam, por nuk na lejohet» është gjuhë e dembelisë. Po aq dembeli është edhe gjuha e kërcënimit, kur bashkimin synojnë ta përdorin si tezë me të cilën të shantazhojnë ndërkombëtarët, me formatin «nëse Europa nuk na pranon, do të ndodhë bashkimi».Lexo më shumë