Albin Kurti dhe përfaqësues të Lëvizjes në Kosovë takohen me tre kandidatët nga zgjedhësit për Tiranën, Lezhën dhe Gjirokastrën dhe nënshkruajnë në mbështetje fomularin e KQZ-së

Shpërndaje në

Kandidatët nga zgjedhësit, Boiken Abazi për qarkun e Tiranës, Iliaz Shehu për qarkun e Lezhës dhe Kreshnik Merxhani për qarkun e Gjirokastrës, bashkë më anëtarët e Bordit të Qendrës në Shqipëri, Dejona Mihali, Hysamedin Feraj dhe Gearda Demiraj, u pritën mbrëmë në takim në Prishtinë nga kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, dhe përfaqësuesit Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Hydajet Hyseni, Sami Kurteshi, Gani Krasniqi, Hajrullah Çeku dhe Agon Hamza. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet kryesore në Shqipëri e Kosovë, për punën drejt fitores së madhe të 14 shkurtit në Kosovë e për kandidaturat në Tiranë, Lezhë e Gjirokastër në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Republikën e Kosovës, me në krye Albin Kurtin, që kanë edhe nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë dhe adresën e banimit në qarkun e Tiranës, nënshkruan formularin e KQZ-së në mbështetje të kandidaturës së Boiken Abazit për qarkun e Tiranës. Ata më tej diskutuan nga afër me kandidatin Iliaz Shehu për qarkun e Lezhës dhe kandidatin Kreshnik Merxhani për qarkun e Gjirokastrës duke shprehur mbështetjen dhe urimet për këto kandidatura që janë mirëpritur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Nga ana e tyre, tre kandidatët nga zgjedhësit i ftuan përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë të vinë në Tiranë, Lezhë, Gjirokastër e më gjerë në Shqipëri për ta çuar së bashku përpara projektin kombëtar.

Si përherë, bashkë është e mundshme!

Prishtinë, 1 shkurt 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

+ posts