Boiken Abazi: Vetëvendosja synon fitore historike në Kosovë

Shpërndaje në

Boiken Abazi, kandidati nga zgjedhësit për deputet ne qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit i mbështetur nga Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri, ishte i ftuar mbrëmë në intervistë në emisionin “Absolut 4” me gazetarin Blendi Salaj në A2 CNN. Ai foli gjithashtu edhe për kandidimin e Iliaz Shehut në qarkun e Lezhës dhe Kreshnik Merxhanit në qarkun e Gjirokastrës si kandidatë nga zgjedhësit që simbolikisht përfaqësojnë veriun, jugun dhe qendrën e Shqipërisë. Boiken Abazi mori gjatë intervistës edhe nënshkrimin e gazetarit Blendi Salaj në formularin e KQZ-së për zyrtarizimin e kandidimit në qarkun e Tiranës. Më tej, në prag të zgjedhjeve të kësaj të diele të 14 shkurtit në Kosovë, Abazi foli për fitoren e madhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe mbështetjen për Albin Kurtin si kryeministrin e ri të vendit.

+ posts