Rindërtim i Teatrit Kombëtar në Qendrën Historike!

Ditën e djeshme u bë publik prej kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lajmi se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e një objekti të ri në vendi ku ishte Teatri Kombëtar. Ndërkohë që çështja e shkatërrimit kriminal të Teatrit Kombëtar, më 17 maj 2020, gjendet e depozituar në Gjykatën Kushtetuese dhe pritet të shqyrtohet, ky vendim i institucioneve të varura prej pushtetit thellon frymën antikushtetuese.… Lexo më shumë

Mini-Shengeni i Serbisë dhe Vidovdani i Grenellit janë antishqiptarë

Ditën e sotme është mbajtur një takim për projektin që po e quajnë “Mini-Shengen” mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Për publikun e gjerë ende nuk është bërë transparencë e plotë lidhur me këtë takim, njëjtë siç ka ndodhur prej takimit të parë atë të Novi Sadit.… Lexo më shumë

143 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit shënohet në Tiranë

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! shënuan sot në Tiranë 143 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në aktivitetin e zhvilluar te Varri Monumental i “Vëllezërve Frashëri” në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës, të ftuar ishin edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës Avni Dehari, Gani Krasniqi si dhe veprimtari Shaip Haxhiu, figura me kontribut të çmuar në përpjekjet për çështjen kombëtare dhe çlirimin e Kosovës.… Lexo më shumë

Nuk ka drejtësi për Klodianin me Ardi Veliun e lirë dhe në krye të Policisë

Ditën e djeshme, më 3 qershor 2021, në media u publikuan pamjet filmike të një prej kamerave të sigurisë në vendngjarjen e vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga ish-efektivi i policisë Nevaldo Hadëraj mesnatën e 8 dhjetorit 2020. Video tregon se Klodiani as nuk kishte armë, as nuk e ka sulmuar fizikisht efektivin e policisë, por është goditur me armë zjarri nga efektivi i policisë nga pas shpine duke u larguar prej tij.… Lexo më shumë

Drejtësia Tik-Tok e Kolegjit Zgjedhor

Pas ankesave në KAS/KQZ, kandidatët e pavarur Kreshnik Merxhani për qarkun Gjirokastër dhe Boiken Abazi për qarkun Tiranë kanë dorëzuar kërkesë paditë në Kolegjin Zgjedhor. Seanca për kandidatin Merxhani u mbajt më 31 maj, ndërsa dita e seancës për kandidatin Abazi pritet të caktohet.… Lexo më shumë

Dorëzohet padia ndaj vendimit të KAS, në Kolegjin Zgjedhor për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun Gjirokastër

Dje, ditën e hënë më 24 maj 2021, Kreshnik Merxhani në cilësinë kandidatit nga zjedhësit në Qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet e 25 prillit, dorëzoi në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor padinë për të kundërshtuar vendimin e KAS. Ky vendim rrëzonte ankesën tonë mbështetur mbi faktet e parregullsive dhe manipulimit të procesit zgjedhor si dhe një sërë veprash penale të konstatuara, për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark dhe përsëritjen e tyre.… Lexo më shumë

KAS votoi sot në mbështetje të krimit elektoral

Me 3 vota Kundër dhe 2 vota Pro, Komisioni për Ankesa dhe Sanksione (KAS) e rrëzoi sot ankesën e kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës.

Pa u shprehur mbi asnjë prej provave të depozituata nga Merxhani, pa folur fare për videot e bëra publike që dëshmonin përtej çdo dyshimi manipulimin e votave gjatë procesit të numërimit, pa pranuar kërkesën për verifikime të thelluara, me arrogancën e numrave dhe në shkelje të Kodit Zgjedhor, tre anëtarët e KAS-it e rrëzuan sot ankesën e Merxhanit.… Lexo më shumë