Në nderim të dëshmorit të kombit Astrit Suli

Dje, më datë 27 maj, u mbushën 20 vjet prej rënies së dëshmorit Astrit Suli. Në homazhe merrnin pjesë familjarët, bashkëluftëtarët, shoqata e veteranëve të qytetit të Kuçovës dhe bashkëqytetarët e Astritit. Nga Lëvizja VETËVENDOSJE! morën pjesë deputeti dhe luftëtari i UÇK-së Shemsi Syla dhe anëtari i kryesisë, Elvis Hoxha.… Lexo më shumë

Dorëheqja dhe ndryshimet janë të domosdoshme

Pushteti në Republikën e Shqipërisë ka abuzuar me mandatin e dhënë nga qytetarët. Rritjes së varfërisë dhe pabarazisë i është përgjigjur me arrogancë e dhunë. Paaftësinë ka tentuar ta mbulojë me marketing dhe kontroll mediatik, dhe nuk jep më llogari. Kërkesave të stundentëve për arsim të lartë cilësor e falas, bazuar mbi arsimin si një e drejtë, i është përgjigjur me karikaturimin e disa pikave që nuk ndryshojnë thelbin e problemit.… Lexo më shumë

Shumë pjesëmarrës dhe entuziazëm në çeljen e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri shënoi çeljen e veprimtarisë së saj me pjesëmarrjen e afër 600 personave. Kënga “Prag” e kantautorit Bashkim Rodoni dhe interpretimi i prozës migjeniane “Idhuj pa krena”, prej regjisores dhe aktores së mirënjohur, Ema Andrea, ishin urimi special për këtë datë të rëndësishme.… Lexo më shumë

Rama po aq i vlefshëm sa Thaçi për Kosovën (10 pika mbi samitin Brdo-Brijuni)

Çfarë na mësoi samiti i Brdo-Brijunit? Nga emri i vet nuk i mëson shumë shqiptarëve. Por nga periferia e tij na mëson shumëçka. Dhjetë pikat në vijim janë konkluzat që mund t’i nxjerr çdo shqiptar i sinqertë nga ky takim:

  1. Treshja Vuçiç-Thaçi-Rama takuan në Berlin dyshen Merkel-Macron, ndërsa në Tiranë takuan dyshen Mogherini-Dodik, të madhen pro-ruse të Evropës dhe të voglin pro-rus të “Republikës Srpska”.
Lexo më shumë

Rama po aq i vlefshëm sa Thaçi për Kosovën (10 pika mbi samitin Brdo-Brijuni)

Lapsi.al/ Çfarë na mësoi samiti i Brdo-Brijunit? Nga emri i vet nuk i mëson shumë shqiptarëve. Por nga periferia e tij na mëson shumëçka. Dhjetë pikat në vijim janë konkluzat që mund t’i nxjerr çdo shqiptar i sinqertë nga ky takim:

  1. Treshja Vuçiç-Thaçi-Rama takuan në Berlin dyshen Merkel-Macron, ndërsa në Tiranë takuan dyshen Mogherini-Dodik, të madhen pro-ruse të Evropës dhe të voglin pro-rus të “Republikës Srpska”.
Lexo më shumë

Të lirohen protestuesit!

Aktivistët janë mbledhur para Komisiariatit Nr. 2 Tiranë, në lagjen “21 Dhjetori”, dhe kërkojnë lirimin e protestuesëve paqësorë që janë shoqëruar nga Policia e Shtetit në këtë komisariat.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri nuk ka angazhuar avokat për rastin, dhe hedh poshtë pretendimet e çdo personi që po flet me protestuesit në cilësinë e avokatit, duke pretenduar përfaqësimin ligjor të LVV Shqipëri.… Lexo më shumë

Kundër ardhjes së kriminelëve serbë në Tiranë

Disa orë pas komunikatës së djeshme të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, institucionet e Republikës konfirmuan zyrtarisht emrat e të gjithë përfaqësuesëve politikë që vinë në Tiranë në datat 8-9 maj 2019, për të marrë pjesë në takimin “Brdo-Brione”. Ashtu siç kishim paralajmëruar, mes pjesëmarrësve në këtë takim, u konfirmua edhe ardhja e Aleksandar Vuçiçit dhe Milorad Dodikut, dy kriminelëve që udhëheqin Serbinë dhe “Republika Srpska” me synime të qarta ekspansioniste ndaj shqiptarëve, e më gjërë në Ballkan.… Lexo më shumë

Vuçiçi nuk është i mirëpritur në Tiranë

Nga mediat dhe përfaqësues të huaj është raportuar se Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik do të vizitojnë Tiranën në datat 8 dhe 9 maj për të marrë pjesë në takimin “Brdo-Brione”. Për këtë vizitë të tyre nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar nga asnjë prej institucioneve të Republikës së Shqipërisë.… Lexo më shumë