Hapet zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kamëz

Mes aktivistësh të rinj, qytetarë të Kamzës, studentë, profesionistë e punëtorë sot inauguruam zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kamëz. Në përurimin e zyrës u bashkuan edhe aktivistë nga që po kontribuojnë në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit, si dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.… Lexo më shumë

Festojmë për Qeverinë Kurti

Nga sot, Kosova nis rrugën e saj drejt zhvillimit e demokratizimit, me Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe me qeverinë e re, të përbërë tërësisht nga persona të pakorruptuar.

Aktivistët në Tiranë e ndoqën me gëzim seancën e Kuvendit të Kosovës, ku qeveria Kurti u votua me 67 vota.… Lexo më shumë

1️⃣ Lëvizje dhe 3️⃣ kandidatë

Numri i tyre është 13.

Boiken Abazi për Qarkun e Tiranës.

Iliaz Shehu për Qarkun e Lezhës.

Kreshnik Merxhani për Qarkun e Gjirokastrës.

Ata do të jenë zëri i së vërtetës në Kuvendin e Shqipërisë.T’i përkrahim kandidatët e mbështetur nga Lëvizja, të cilët do t’ia hapin derën ndryshimeve të mëdha që i dëshirojnë kaq shumë qytetarët e Shqipërisë.

Tre kandidatët që i mbështet Lëvizja u çertifikuan nga KQZ.

Iliaz Shehu për Qarkun e Lezhës

Kreshnik Merxhani për Qarkun e Gjirokastrës

Boiken Abazi për Qarkun e Tiranës

Tre kandidatët u mbështetën prej mijëra qytetarëve nga të tre qarqet. Ata ndërthurin parimet e vlerat kolektive të aktivistëve të Lëvizjes, idealin shoqëror e kombëtar dhe përpjekjen për zhvillim e drejtësi, me përgatitjen intelektuale e profesionale, dhe gatishmërinë për angazhim në dobi të vendit.… Lexo më shumë

Dorëzohen 3010 nënshkrime në mbështetje të kandidatit Iliaz Shehu

Këtë të premte, 3 ditë para afatit, një grup prej nëntë vetash, anëtarë të komitetit nismëtar, përfaqësues dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dorëzuan në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dosjet me nënshkrimet mbështetëse të 3010 qytetarëve të qarkut Lezhë për zyrtarizimin e kandidaturës së Iliaz Shehut si kandidat nga zgjedhësit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.… Lexo më shumë