Dorëzohen nënshkrimet për qarkun Gjirokastër për kandidatin Kreshnik Merxhani

Shpërndaje në

Sot një dërgatë prej komitetit nismëtar dhe disa aktivistë, dorëzuan në KQZ nënshkrimet e mbledhura nga qytetarët, për kandidimin e Kreshnik Merxhanit në qarkun e Gjirokastrës. Pas verifikimeve, u dorëzuan në KQZ më shumë nënshkrime se numri bazë i caktuar nga KQZ.

Mbështetja prej shumë qytetarëve, nga Gjirokastra, Përmeti, Tepelena, Libohova, Këlcyra, Memaliaj dhe nga shumë fshatra, është një fillim i mbarë për fushatën që do të bëjmë në mbështetje të arkitektit restaurator, mbrojtësit e promovuesit të trashëgimisë kulturore, Kreshnik Merxhanit.

Tashmë i kemi dorëzuar në KQZ nënshkrimet mbështetëse për kandidatët Boiken Abazi për Qarkun e Tiranës, Iliaz Shehu për Qarkun e Lezhës dhe Kreshnik Merxhani për Qarkun e Gjirokastrës.

+ posts