Homazhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë

Shpërndaje në

Boiken Abazi bashkë me aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, vendosën sot një kurorë lulesh të freskëta tek shtatorja e Heroit Kombëtar, Adem Jasharit, në Tiranë.Adem Jashari dha jetën për liri e bashkim në 7 mars 1998.

Kjo ditë prej dekadash është edhe dita e arsimit shqip dhe e shkollës shqipe. Ajo shkollë e cila u mësoi shqiptarëve në breza lirinë dhe qëndresën, dinjitetin dhe emancipimin, e prodhoi edhe shpirtin krenar të Adem Jasharit e të gjithë dëshmorëve e heronjve të Kosovës.

Vetë familja Jashari, me qëndresën dhe sakrifikimin e saj për liri, është një mësuese e madhe e kombit tonë. Prej më të moshuarve e deri te fëmijët, gra e burra, Jasharët kaluan në sublimitet duke u bërë një kështjellë kundër barbarisë e shovinizmit, kundër pushtimit e sundimit. Ata qëndruan në ideal.Ata do të jenë të nderuar përjetë, kudo ku ka shqiptarë.

Tiranë, 7 mars 2021

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

+ posts