Kujtojmë me nderim dhe përulje betejën e Koshares

Shpërndaje në

9 prilli në Kosovë shënon dhe rikujton njërën nga betejat më të lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betejën e Kosharës. Kjo betejë njëkohësisht e prirë nga komandanti Agim Ramadani shënon edhe thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, pikën që ndante padrejtësisht shqiptarët mes vete.

Lufta e UÇK-së, sakrifica e popullit të Kosovës janë përpjekja e madhe pa të cilën Kosova nuk do të ishte e lirë. Përpjekja e popullit atje dëshmoi se me bashkim e me rezistencë mund të fitohen të drejtat. Është domosdoshmëri e jona të përpiqemi kolektivisht për të realizuar aspiratat e kahmotshme të heronjve shqiptarë e ndjekim rrugën e parimet e tyre.

Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit!

+ posts