Takim me Ambasadorin e Gjermanisë në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Tiranë

Shpërndaje në

Kryetari i Bordit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Enis Sulstarova, dhe kandidati për deputet për Qarkun e Tiranës, Boiken Abazi, pritën sot në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, dhe Zv. Ambasadorin, Jannis von Oy.

Në këtë takim të parë prezantues përfaqësuesit e Lëvizjes e njohën Ambasadorin Zingraf me historikun dhe zhvillimet e Qendrës në Shqipëri, duke prezantuar edhe tre kandidaturat për deputetë që Lëvizja po mbështet në Shqipëri: Boiken Abazin në Tiranë, Iliaz Shehun në Lezhë dhe Kreshnik Merxhanin në Gjirokastër. Të tre me integritet moral dhe profesional. Nga ana e tij, Ambasadori Zingraf u interesua mbi programin e Lëvizjes dhe theksoi rëndësinë që këto zgjedhje parlamentare në Shqipëri të jenë të lira e të ndershme.

Palët vendosën të vazhdojnë kontaktin e takimet edhe në të ardhmen.

Tiranë, 11 mars 2021

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

+ posts