Tjetër provë e re filmike e krimit elektoral (VIDEO)
Në qytetin e Gjirokastrës, të hënën e datës 26 prill 2021, në KZAZ me numër 80, herët në mëngjes në ora 5:09, është kryer një tjetër krim elektoral i evidentuar nga ekipi i aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! përmes pamjeve zyrtare filmike të KQZ-së.
Në këto pamje dallohet qartë konsumimi i veprës penale nga një numërues që vendos shenja në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit, me miratimin e dhënë në heshtje nga numëruesit e tjerë, që duket se janë në bashkëpunim me të.
Pas konsumimit të veprës penale, numëruesi kontakton me një numër telefoni ku është i shënuar emri i Ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi, që ishte edhe kandidat i Partisë Socialiste në Qarkun Gjirokastër.
Ju kujtojmë se deri me sot nuk kemi asnjë informim zyrtar për nisjen e hetimeve nga organet e drejtësisë për këto raste flagrante të veprave penale.Ju ftojmë të ndiqni pamjet e plota filmike në vijim: