Udhëzime për grumbullimin e nënshkrimeve (firmave) në mbështetje të kandidatit nga zgjedhësit në Qarkun e Gjirokastrës për zgjedhjet parlametare të 25 prillit: Kreshnik Merxhani.

Shpërndaje në

Udhëzime për grumbullimin e nënshkrimeve (firmave) në mbështetje të kandidatit nga zgjedhësit në Qarkun e Gjirokastrës për zgjedhjet parlametare të 25 prillit: Kreshnik Merxhani.

Për të mundësuar kandidimin e kandidatit nga zgjedhësit në Qarkun e Gjirokastrës duhet të bëhet regjistrimi pranë KQZ-së, duke dorëzuar një numër të caktuar nënshkrimesh (firmash) nga qytetarët. Për qarkun e Gjirokastrës nevojiten së paku 1242  nënshkrime (firma).

Nënshkrimi i formularit nga qytetarët bëhet si vijon më poshtë:

Formulari plotësohet me shkronja KAPITALE dhe stilolaps ngjyrë blu.

Hapi i parë. Në seksionin e parë të formularit plotësohen:

• Emri i kandidatit: KRESHNIK MERXHANI

• Funksioni për të cilin kandidon: DEPUTET

• Zona Zgjedhore: GJIROKASTËR

• Viti: 2021

Hapi i dytë:

• Plotësohet emer dhe mbiemër i nënshkruesit: P.sh. FILAN FISTEKU

• Adresa: RR. “PAZARI I VJETËR”

• Datëlindja: 04/03/1995

• Nëshkrimi i secilit: Firma e personit nënshkrues.

• Numër kontakti me telefon: 069*******

Formulari është i ndarë në 6 kolona dhe 13 rreshta. Secila kolonë ka hapësirën e vetë përkatëse.

1. Të dhëna duhet të shkruhen me shkronja të mëdha shtypi dhe stilolaps blu nga personi fizik.

2. Për çdo qytetar që firmos formularin, duhet fotoja e kartës së idenditetit ose pasaportës që t’i bashkangjitet formularit ku ai/ajo ka nënshkruar.

3. Mjetet e identifikimit (kartë identiteti apo pasaportë) duhet të jenë brenda afatit të skadencës.

4. Personat të cilët nënshkruajnë duhet të kenë mbushur moshën madhore zyrtare 18 vjeç.

Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të mbështesin duke nënshkruar (firmosur) formularin, apo duke u bashkuar si vullnetarë për të mbledhur nënshkrime (firma), mund të drejtohen në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, në adresën: Rruga “Hoxha Tahsim” Nd. 105 Kati II, 10000 Tiranë, (Pranë “Optika Roma”)

Në këtë njoftim mund të gjeni dokumentin zyrtar (formularin tip) të KQZ-së, të cilin mund ta shkarkoni dhe ta përdorni për grumbullimin e nënshkrimeve (firmave), si dhe një shembull ilustrues.

Në Qarkun Gjirokastër bëjnë pjesë: Bashkia  Dropull, Bashkia Gjirokastër, Bashkia Këlcyrë, Bashkia Libohovë, Bashkia Memaliaj, Bashkia Përmet, Bashkia Tepelenë. Vetëm qytetarët që kanë të drejtën e votës në Qarkun e Gjirokastrës mund të nënshkruajnë (firmosin) në mbështetje të kandidaturës të kandidatit Kreshnik Merxhani për Qarkun e Gjirokastër. Për të verifikuar nëse një qytetar voton në Qarkun e Gjirokastër, mund të përdorni faqen zyrtare (linku):

https://e-albania.al/…/12416/DPGJC_12416_n3_s1_web.aspx… .

Mund të na kontaktoni në:

Cel: +355675791506 ; +355684002900

E-mail: [email protected]

Facebook: https://www.facebook.com/LVVShqiperi

Instagram: https://www.instagram.com/lvvshqiperi/?hl=en

Tiranë, 2 shkurt 2021

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

+ posts